Trajneri i Torpedos: Nuk mund t’i humbnim ato raste që krijuam, ja çfarë më pëlqeu te Kukësi

Aug 9, 2018 | 22:19
SHPËRNDAJE

Torpedo Kutaisi mundi thellë, 5-2 Kukësin në ndeshjen e parë në Europa League, për turin e tretë eliminator, dhe trajneri i gjeorgjianëve duket i kënaqur me rezultatin. Kakhaber Çketiani deklaroi se edhe në ndeshjen e kthimit, vjen në Shqipëri për të marrë maksimumin.

trajneri i torped os Kakhaber CCketiani

“Jemi të lumtur që fituam me një rezultat të thellë. Nuk kishte shans që të humbnim ato raste për gol që krijuam. Në ndeshjen e sotme pashë që goditjet e tyre standarte janë shumë të rrezikshme. Për fat të keq, në fund të takimit humbëm përqendrimin, dhe Kukësi tregoi dhëmbët. Duhej të menaxhonim lojën edhe për pak minuta. Sigurisht që në ndeshjen e kthimit kundërshtari do luftojë në fushën e vet, por ne shkojmë për të marrë maksimumin. Duhet të tregohemi profesionistë dhe kam besim te çunat e mi. Dua të falenderoj edhe tifozët që na mbështetën këtu në Tbilisi,” – deklaroi trajneri i Torpedos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura