Trajneri i Skocisë: Respekt për Shqipërinë, por e merituam fitoren…

Sep 10, 2018 | 23:04
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skocisë, Aleks MekLish, foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes, ku u shpreh i kënaqur për fitoren dhe dominimin e skuadrës në fushën e lojës.

bandicam 2018-09-10 22-55-44-662

Ishte një fitore e lehtë sot kundër Shqipërisë?

Nuk krijuam shumë raste, por e dinim se sa më shumë të ushtronim presion, do të shënonim. Shqipëria pati rastet e saj dhe rrezikoi shpeshherë barazimin, por në fund nuk qe e thënë për ta dhe unë jam shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës time. E merituam  fitoren, pavarësisht se në disa raste u vumë në presion.

E prisnit një Shqipëri kaq të dobët?

Ne e respektojmë Shqipërinë dhe iu thashë lojtarëve të mi të respektojnë kundërshtaret dhe të luajnë lojën e tyre më të mirë, pasi vetëm kështu mund të fitonim. Ata janë një skuadër shumë e fortë, por ne bëmë një lojë shumë sulmuese në fillim të takimit. Kjo gjë e na dha fitoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura