Trajneri i Serbisë e pranon: Shqipëria, jo rastësisht në këtë pozitë

Aug 26, 2015 | 14:02
SHPËRNDAJE

Në prag të ndeshjeve të shtatorit, trajneri i Serbisë ka folur edhe për takimin që skuadra e tij do të luajë kundër Shqipërisë.

Trajneri i Serbise, Curcic
Trajneri i Serbise, Curcic
“Kemi vizituar ambientet ku do të qëndrojmë të akomoduar dhe gjithashtu stadiumin, ndaj nuk do të ketë asnjë problem në këtë pikë. Ne do të fokusohemi vetëm te fusha, edhe pse kjo është më shumë se një ndeshje. Do të izolojmë lojtarët tanë nga gjërat që nuk kanë të bëjnë me ndeshjen e futbollit. Për ne është e rëndësishme që ata lojtarë që do të luajnë në shtator, të jenë baza për eliminatoret e Botërorit, duke qenë se tashmë kemi dalë nga gara”, deklaroi trajneri serb Radovan Curcic.

Sipas tij “Shqipëria nuk është rastësisht aty. Ka një trajner italian dhe lojtarë që luajnë në kampionatet më të mira në Europë. Ndëshkimi që morëm nga Kas nuk ishte i lehtë, pasi na nxori nga gara dhe ne tashmë kemi bërë plane për eliminatoret e ‘Rusi 2018′”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura