Trajneri i Romës nuk dorëzohet: Shans i madh, nuk do të mjaftojë të luajmë mirë vetëm 45 minuta

SHPËRNDAJE

Euzebio Di Françesko vjen nga dy suksese në kampionat dhe pret provën e tretë të vërtetë, atë në Champions, që do të konfirmonte rilindjen e Romës. Por, kundër Shahtjor Donjeckut, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave, rinis nga humbja 2-1 e pësuar në Ukrainë: “Në momente të caktuara të këtyre ndeshjeve të fundit nuk kemi treguar vazhdimësi të madhe. Nuk mund të mendojmë të luajmë vetëm një pjesë. Nuk do mjaftonte për të kaluar turin: nëse do të bënim 75 minuta të mira, mund të marrim një rezultat të rëndësishëm”.

di francesco

Në krahasim me ndeshjen e vajtjes, trajneri italian kërkon të shmangë në veçanti vetëm një gjë: “Në fazën mbrojtëse kemi bërë shumë gabime dhe nuk mund ta lejojmë. Dua ekuilibër dhe inteligjencë pa u ndalur kurrë. Nuk mund të menaxhojmë apo presim, duhet dëshirë e madhe për ta goditur kundërshtarin. Kjo skuadër dëshiron t’i dominojë ndeshjet. Nëse do të ishim Napoli, do të ishte një hap përpara në optikën e kualifikimit.

Do ishte një kualifikim i rëndësishëm për të matur ambiciet tona. Unë shpresoj që të kualifikohemi në çerekfinale dhe bëjmë më të mirën. Është një shans i madh për mua dhe për skuadrën”. Pas skualifikimit në Serinë A, verdhekuqve u rikthehet Xheko: “E dimë se nëse është në ditën e tij, mund të bëjë gola të jashtëzakonshëm dhe dhurojë asiste për shokët. Do të jetë vendimtare puna e tij së bashku me skuadrën”.

Pavarësisht se luhet Champions-i, “Olimpico” nuk pritet të mbushet as 50 mijë vende: “Është e çuditshme, por ka ndryshuar pak gjithç- ka në kontekstin e futbollit. Por ne duhet të jemi të zotë të tërheqim njerëzit drejt stadiumit. Kemi nevojë për cilësi, jo sasi. Pas një gabimi në pasim duket të ketë vetëm duartrokitje për skuadrën, gjithçka tjetër në fund të ndeshjes”.

Te lidhura

 

Artikulli paraprakGjoka: Tifozët janë oksigjen për ne. Premio e Doshit? Diçka pozitive për Vllazninë
Artikulli tjetërLushnja e “gjymtuar” kundër Laçit. Probleme me organizimin e klubit, në fund të muajit mblidhet asambleja

S'KA KOMENTE

Comments are closed.