Trajneri i Legias: Ndeshjen e ndërpreu gjyqtari. Lojtari ynë ishte gati të rifutej në lojë

Jul 30, 2015 | 23:26
SHPËRNDAJE

Pas ndeshjes së ndërprerë të Europa League, mes Kukësit dhe Legias, ka reaguar edhe trajneri i ekupit polak, Henning Berg.

Trajneri i Legias, Berg
Trajneri i Legias, Berg

Ai shprehu keqardhjen për ndërprerjen e ndeshjes, duke theksuar se pezullimi ishte vendim i gjyqtarit. Gjithashtu Berg tha se lojtari i goditur me çakmak, ishte gati të rifutej në lojë.

“Lojtari ynë mori dëmtim në kokë, ishte gati për lojë, ishte vendimi i arbitrit që ndërpreu ndeshjen. Shpresoj që të luhet ndeshja në Varshavë dhe të ndërmerret një vendim i paanshëm”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura