Trajneri i Laçit gjen “pikën e dobët” të Anorthosis: Për fitore sepse luajmë me dyer të mbyllura

Jul 11, 2018 | 17:49
SHPËRNDAJE

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, ishte në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjes së nesërme me klubin qipriot, Anorthosis. Ai tha se e di mirë se ka përballë një skuadër të vështirë, por do të kërkojë të shfrytëzojë faktin se ndeshja luhet me dyer të mbyllura për tifozët.

prenga selmani

“Anorthosis është një skuadër e fortë, dhe një nga më të vështirat me të cilën na është dashur të ndeshemi. E dimë mirë këtë, por do përpiqemi të shfrytëzojmë faktin se do luajmë në një stadium me dyer të mbyllura, dhe do përpiqemi të marim rezultatin më të mirë. Moti është më i ngrohtë se në Shqipëri, por nuk kemi frikë, jemi këtu për më të mirën. Tek Laçi i kam të gjithë lojtarët në dispozicion” – deklaroi trajneri Prenga.

I pranishëm në konferencë ishte edhe portieri, Gentian Selmani, i cili shtoi: “Është një ndeshje e vështirë dhe ne do të japim gjithçka. Ne jemi një skuadër me lojtarë të rinj, dhe në këto dy ndeshje, duam të marrim maksimumin nga cilësitë tona.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura