Trajneri i Kosovës: Ndaj Shqipërisë nuk luaj për hakmarrje, sot dominuam dhe fituam pastër

May 29, 2018 | 22:22
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Shqipërisë, dhe pati një falënderim për lojtarët e tij, për këtë fitore të pastër.

Shaland

A e pritët këtë fitore sot?

Gjithmonë kur e nisim një lojë, duam të fitojmë. Prita një ekip me shumë kapacitete, dhe ato treguan formën e mirë. Më vjen mirë që fituam pastër 3-0, por është vetëm fillimi. Do vazhdojmë të punojmë ende më tej. Është fakt që kemi shënuar 3 gola, por kemi pasur edhe shumë raste të tjera.

Qëllim ka qenë përmirësimi i mbrojtjes. 3 ndeshje, asnjë gol i pësuar…

Qëllimi im ka qenë të luajmë në mbrojtje, por sot kanë luajtur të 11 lojtarët. Por, tani na mbetet të ecim përpara. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, me top të parë dhe me top të dytë. Po bëj një ekip shumë të mirë, dhe një falënderim për të gjithë lojtarët.

Besoni se ndeshjet e ardhshme mund të shkoni në Europian, pas këtyre 3 fitoreve?

Objektivi im nuk është kualifikimi, objektiv është të formoj ekipin dhe të luajmë mirë. Më pas, do vijnë edhe rezultatet.

Tranzicioni i Kosovës ishte pozitiv, dhe këtu duhet të bazoheni…

Gjithmonë punohet, që kur e humbim topin, duhet të bëjmë presing. Objektiv është që të luhet gjithmonë kështu, dhe të fitojmë.

Si u ndje trajneri kur e pa këtë festë sonte?

E kisha pritur këtë festë këtu, pasi i njoh shqiptarët këtu. I falënderoj të gjithë tifozët.

A ishte një hakmarrje personale e tij kjo, për humbjen kur ishit me Armeninë? Sa ndryshon kjo Shqipëri nga ajo e De Biazit?

Nuk luaj për hakmarrje. Të gjitha ekipet janë të njëjta, puna ime është të përgatis ekipin për fitore gjithmonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura