Trajneri i Kosovës: Madagaskari nuk është Brazili, të mbetemi me këmbë në tokë. Ja ç’nuk më pëlqeu sot

Mar 24, 2018 | 21:06
SHPËRNDAJE

Bernard Shalandes, trajneri i Kosovës, foli në përfundim të fitores me Madagaskarin për mikrofonin e Supersport. Ai u shpreh se është i kënaqur për ekipin, por i mbeten ende punë, pasi në fund të fundit Madagaskari nuk është Brazili.

shalande

Bukur të debutosh me fitore. A e mori përgjigjen që dëshironte nga ky takim?

Jam i kënaqur. Goli i parë erdhi si diçka që kishim punuar gjatë gjithë javës. Kosova ka pësuar shumë më parë, dhe këtë javë kemi punuar shumë në fazën difensive. Jam i kënaqur me ekipin, të gjithë kemi luftuar dhe kemi qenë kompakt. Madagaskari nuk është Brazili, duhet të mbetemi të përqendruar edhe për të ardhmen.

Sa i ke njohur lojtarët me kaq pak kohë?

Kemi punuar mirë. Të gjithë lojtarët kanë qenë të angazhuar. Në sulm patëm disa raste, edhe pse shënuam vetëm një.

Pati diçka negative që nuk ju pëlqeu nga kjo ndeshje?

Në disa momente jam i pakënaqur, sepse kemi qenë jo të përqendruar, dhe kemi humbur disa topa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura