Trajneri Gega i pakënaqur me “demat”, ja cili është defekti i Partizanit

Sep 3, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

Partizani i sezonit të ri duket në rrugë të mbarë, pasi në tri javë kanë grumbulluar 6 pikë dhe janë një pikë larg Skënderbeut dhe Flamurtarit. Por, nëse i referohesh paraqitjes që ka bërë skuadra në fushën e lojës në 270 minutat e para dhe jo renditjes, kupton se Partizani ka shumë punë për të bërë. Për momentin, skuadra e Gegës mbetet një ekip amorf, që si me buton shfaq dy anët e medaljes brenda një takimi. Defekti madhor i këtij ekipi është se angazhohet vetëm në një pjesë loje.

Partizani55

Në javën e parë, në transfertën e Korçës, të kuqtë nuk dhanë asnjë shkëndijë gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën arritën të imponohen dhe të zhvendosen në gjysmëfushën e kundërshtarit. Falë lojës me luhatje erdhi edhe ndëshkimi në fund të ndeshjes, ku nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe e portierit në dalje erdhi penalltia. Edhe ndaj Kamzës “demat” ishin inekzistent në fush- ën e lojës, por pas minutës së 60-të transformohen për mirë dhe arrijnë të fitojnë me perlën e Bruno Telushit nga goditja e dënimit. As ndaj Kastriotit, Partizani nuk arriti të tregohet ekip për një 90-minutësh të plotë. Në pjesën e parë dominojnë ndaj krutanëve, shënojnë, krijojnë raste, por shpërdorojnë. Edhe kur luajnë mirë, faza mbrojtëse e lëshon ndonjë “mufkë”, por kësaj radhe nuk u shfrytëzua nga krutanët gabimi i Gojkoviç. Në pjesën e dytë ekipi u shua duke u tërhequr prapa dhe rrezikuar shumë. Nuk ka shembull, që duke luajtur vetëm një pjesë loje mund të dalësh kampion, gjithsesi Partizani i Gegës ka rezultate për momentin, por loja dhe mënyra se si ekipi e kërkon fitoren, nuk bind.

Ndryshimi i formacionit

Trajneri Skënder Gega mbetet në kërkim të modulit perfekt, por luhatjet e lojtarëve nga ndeshja në ndeshje kanë bërë që edhe formacioni të ndryshojë. Në të tre takimet e luajtura ka pasur ndryshime në formacion dhe në rreshtim lojtarësh. E çuditshme është se ata që kanë dështuar si titullar, kanë bindur një javë më pas si zëvendësues dhe anasjelltas. Kjo situatë e shton konfuzionin te stafi. Edhe në ndeshjen e radhës me Laçin ndryshimet në formacion janë të pashmangshme, pasi të sapoardhurit pritet të angazhohen, kryesisht Eraldo Çinari në fazën sulmuese. Asnjë sektor nuk quhet i konsoliduar për momentin. Trajneri ka provuar tre dyshe në qendër të mbrojtjes, por defekti mbetet i pariparueshëm. Mesfusha deri diku po e gjen veten, ndërsa sulmi mbetet një sektor amorf, ndonëse Hebaj e ka nisur si pikë referuese.

Ankesat e trajnerit

Skënder Gega ka sjellë një risi këtë sezon, pasi në prononcimet e tij ka qenë gjithnjë i drejtpërdrejtë, duke mos kursyer askënd. Sa herë që është pyetur, ai i ka shprehur se klubi nuk ka arritur që t’i plotësojë kërkesat e tij, kjo për disa arsye. Ankesat kanë qenë edhe për lojtarët, ku nuk i ka kursyer që t’u bëjë gjyqin edhe në mënyrë publike. Kritika që ka për eksponentë të veçantë duke i shprehur publikisht mund të kthehen edhe kundër trajnerit Gega, referuar mënyrës se si funksionin realitetit shqiptar

ILIR CARA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura