Trajnerët shqiptarë e refuzojnë, Kamza pranë akordit me një italian

Nov 15, 2018 | 14:07
SHPËRNDAJE

Italiani Salvatore Kiulo pritet të jetë trajneri i ri i Kamzës. Klubi nga periferia e kryeqytetit i ka surprizuar të gjithë teksa është shumë pranë akordit me 50-vjeçarin.

Kiulo

Drejtuesit e Kamzës së fundmi ishin në bisedime me disa trajnerë shqiptarë si Magani, Starova dhe Canaj, por mesa duket asnjë prej tyre nuk ka pranuar të marrë drejtimin e kësaj skuadre që po kalon një moment krize.

salvatore-ciullo

Për sa i përket trajnerit Kiulo, ai ka drejtuar në të shkuarën skuadrat italiane si Taranto, Juve Stabia, Martina, Brindisi dhe Melfi. Skema e tij e preferuar është 4-3-3. Lajmi për akordin mes teknikut 50-vjeçar dhe Kamzës është bërë publik na vetë drejtuesit e klubit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Kamza

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura