FOTO+VIDEO/ Trajleri përmbyset dhe bllokon rrugën! Policia apel shoferëve: Përdorni rrugë alternative drejt Tiranës

Sep 23, 2021 | 18:12
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Kavajë-Durrës.

Një trajler është përmbysur në mes të rrugës, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka persona të lënduar. Trajleri ka bllokuar rrugën duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Policia e Shtetit i bën thirrje drejtuesve të mjetit që të përdorin rrugë alternative nëse duan të shkojnë drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

WhatsApp Image 2021-09-23 at 18.06.39

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura