Tragjike, tri vajza humbin jetën në një aksident të tmerrshëm

Feb 20, 2018 | 9:56
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Istog – Pejë. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të njërës nga veturat, shkruan Gazeta Express.

aksident5

Rreth orës 23:00, mbrëmë në magjistralen Istog – Pejë, përkatësisht në fshatin Baicë janë përplasur dy vetura. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia.

Si pasojë, tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe pasagjerët tjerë.

Viktimat u dërguan në spitalin e Pejës ku u konstatua nga mjeku kujdestar se dy femra janë pa shenja jete, ndërsa, njëra nga to ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Trupat e pajetë me urdhër të prokurorit u janë liruar familjarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura