VIDEO/ Vdekja e shqiptarit në aeroport pasi e rrethoi policia, ja kërkesa e familjes

Dec 6, 2017 | 16:23
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 44-vjeçar, i quajtur Aldo Laçi, ka vdekur pasi u rrethua nga 5 policë në aeroportin e Malpensës në Milano.

201857632-48c8babf-9d1e-41af-a822-322323f609b6

Ngjarja e ndodhur ne vere, raportohet nga “Repubblica.it”, e cila sot ka publikuar pamjet e ngjarjes dhe shkruan se shqiptari ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten kur është ndjekur nga policia.

44 vjeçari thuhet se është ndjekur për disa metra nga 5 policët italianë dhe më pas është rrethuar nga ta, por në momentin që ata po e mbanin në tokë, ai ka pësuar një sulm në zemër, duke humbur jetën.

Mesohet se shqiptari ka qene nen efektin e kokaines. Në videon që mund të shihni ketu shihet teksa vrapon mes pasagjerëve të aeroportit, ndërsa policët përpiqen ta ndalojnë atë. Familja e shqiptarit ka bere denoncim per policet nëpërmjet avokatit Enzo Lepre, sepse ata janë të bindur se pavarësisht “gjendjes” së shqiptarit, vdekja “është shkaktuar drejtpërdrejt ose ka pasur si shkak, agresionin e forcave te piolicise që e ndaluan”.

Nga videokamera, “duket qartë – shkruan avokati – pasi Aldo Laci u godit për herë të parë në kokë, pastaj në qafë, u hodh në tokë dhe më pas u përsëriten grushtat mbi trupin e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura