“Tragjike, kur opozita përdor dhunën për të arritur objektivat” – Presidenti Meta flet për 21 janarin: Të hiqet dorë nga …

Jan 21, 2020 | 16:37
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku në protestën e PS-së, opozitë në atë kohë humbën jetën 4 protestues.

meta123

Presidenti u shpreh se është tragjike, kur opozita përdor dhunën për të arritur objektivat, ndërsa theksoi se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike.

Pjesë nga intervista për ABC News:

Sot është 21 janari, një datë që nuk është shumë e këndshme me çfarë ka ndodhur nëntë vite më parë. Unë do të doja një reflektim të shpejtë nga ju, si President i Republikës dhe si politikan?

Presidenti Meta: 21 janari është një datë shumë e rëndësishme, sepse është dita e Kongresit të Lushnjes. Ne sot kemi 100-vjetorin e kësaj ngjarjeje, më e rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, pasi në vetvete është një rivendosje e pavarësisë dhe e organizimit të shtetit shqiptar dhe e të gjitha institucioneve, por edhe një fillim i parlamentarizmit në Shqipëri. Në këtë drejtim është një nga ditët më të rëndësishme të shtetformimit tonë dhe që na kujton se sa e rëndësishme është që të forcojmë institucionet.

Sa i takon 21 janarit tjetër, sigurisht që nuk kemi asnjë arsye për t’u krenuar. Është një ngjarje që na kujton se sa tragjike është kur opozita përdor dhunën për të arritur objektiva politike të pandershme. Dhe se sa e rëndë është kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla, sidomos kur nxiten në rrugën e dhunës. Kjo ngjarje na kujton se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura