Tragjike/ Kalon në overdozë 40 vjeçari nga Tirana, gjendet pa jetë në banesë

Mar 13, 2018 | 18:28
SHPËRNDAJE

Një 40 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga të afërmit ditën e sotme.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A.S është gjetur i pa jetë në banesën e tij në zonën e Freskut e ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2018, në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë, u gjet i vdekur shtetasi A.S, vjeç 40, banues në Tiranë, i dënuar. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike pasi ka kaluar në overdozë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura