Tragjike/ I riu me probleme mendore masakron me thikë biznesmenin 35-vjeçar, viktima gjendet i shtrirë në mes të dyqanit nga një klient. Si ndodhi ngjarja (FOTOT)

Feb 11, 2021 | 16:32
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, pasi një 32-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë një biznesmen 35-vjeçar.

vrasje

Mediat fqinje shkruajnë se 32-vjeçari shkoi në dyqanin e biznesmenit, Spyros Karelis dhe e qëlloi atë me thikë, pasi mendonte se 35-vjeçari kishte lidhje me vajzën që ai dashuronte.

Ngjarja

Gjithçka filloi të premten në mbrëmje kur autori 32-vjeçar me iniciale A.R., shkoi në dyqanin e mobilieve të biznesmenit 35-vjeçar, në qytetin e Nafpaktos. Menjëherë ai e sulmoi atë me thikë, duke mos i lënë kohë viktimës të reagonte ndaj sulmit. Ai mori plagë te krahët, koka dhe qafa.

Autori 32-vjeçar, pasi i dha goditje fatale 35-vjeçarit, iku nga dyqani i mobilieve dhe u zhduk. Më pas biznesmeni 35-vjeçar u gjet i larë në gjak nga një klient, i cili rastësisht shkoi në dyqan dhe dëshironte të blente diçka për shtëpinë e tij.

Kur pa në dysheme të mbuluar me gjak biznesmenin e njohur, ai menjëherë njoftoi Policinë dhe EKAB. Vlen të përmendet se 35-vjeçari, megjithëse ishte masakruar rëndë, i kishte mbijetuar sulmit dhe EKAB e transportoi atë në Qendrën Shëndetësore Nafpaktos dhe më pas në Spitalin Universitar Rio.

Mjekët e spitalit u përpoqën ta shpëtonin, por ai ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës.

Arrestimi i vrasësit

Policia arriti shpejt gjurmët e vrasësit me ndihmën e Mediave Sociale, pasi autori 32-vjeçar çdo ditë fyente dhe ofendonte biznesmenin fatkeq. Po ashtu raportohet se vajza për të cilën, autori kreu vrasjen nuk kishte asnjë lidhje me personat.

Të dyja vajzat, njëra prej tyre që përflitej se dëshironte në një lidhje me biznesmenin, janë në gjendje shoku, pasi nuk mund të besojnë se 32-vjeçari A.R., vrau biznesmenin 35-vjeçar pa asnjë arsye.

Nëna e të riut fatkeq është e shkatërruar. Djali i saj 35-vjeçar ishte i vetmi person që ajo kishte, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë në një aksident me makinë.

32-vjeçari A.R., është arrestuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Policisë Nafpaktia dhe një çështje është ngritur kundër tij për vrasje pa dashje me qëllim dhe shkelje të ligjit për armët.

Viktima
Viktima

biynesmnei 4 biynesmeni biynesmeni 2

Autori
Autori

autori autori 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura