Tragjike/ I jep fund jetës aktori i njohur i Hollivudit, vajza dhe vjehrra shohin tmerr me sy. Ai qëlloi edhe…

May 20, 2020 | 22:53
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur i Hollywood, Hagen Mills i dha fund jetës së tij pasi dyshohet se qëlloi nënën e fëmijës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kentucky të martën, konfirmoi policia, shkruajnë mediat e huaja.

TJWXTWDQP5FUPCSBVKMXSVJJ64

29 vjeçari Mills, kishte qenë duke e pritur viktimën, Erica Price, 34 vjeçe dhe hapi zjarr mbi të kur ajo u kthye në rezidencën ku Mills po mbante peng vajzën e tyre të vogël dhe nënën e Price, tha Departamenti i Policisë Mayfield.

Oficerët kur shkuan në vendngjarje e gjetën 34 vjeçaren jashtë rezidencës me plagë arme në krah dhe gjoks.

aktor-5

Sipas policisë, Price ishte ende në jetë kur mbërritën oficerët dhe u tha atyre se Mills e kishte qëlluar e më pas kishte qëlluar veten.

Aktori Mills u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes, kurse partnerja e tij u transportua në spital dhe tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

hagen-mills-murder-suicide

Nëna dhe vajza e Price nuk raportohet të jenë lënduar gjatë incidentit.

28632058-0-image-a-45_1590000735308

Nga kërkimet në internet shihet se aktori ka pasur një histori arrestimesh për vepra penale. Ai njihej për rolin në serialin dramatik Baskets, i krijuar në 2016 dhe fitues i një çmimi Emmy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura