Tragjike/ I bie mbi trup pllaka metalike, shqiptari humb jetën në Greqi

Oct 24, 2017 | 13:38
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj ku një emigrant shqiptar si pasojë e një aksidenti në punë ka humbur jetën.

policia-c1200x600_1508858321-1898461

Shqiptari ka qenë duke  transportuar një pllakë të madhe metalike e cila aksidentalisht ka rënë mbi të, duke e plagosur rëndë, e më pas duke ndërruar jetë në spitalin e Kretës, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve dhe traumës së shkaktuar nga objekti i rëndë.

Në incident u plagosën dhe dy punëtorë të tjerë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kretë dhe sipas medias shqiptari që humbi jetën ishte i moshës 40 vjeçare. Identiteti i të riut nuk është bërë publik nga mediat greke.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura