Tragjike/ Humbin jetën dy foshnja në spital, policia jep detaje

Mar 3, 2018 | 19:49
SHPËRNDAJE

Dy foshnja të mitura kanë ndërruaj jetë ditën e djeshme, njëra në spital dhe tjetra ka mbërritur pa jetë në urgjencë.

bebe

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 1 vjeçarja në Lezhë është sjellë në gjendje të rënduar në spital nga dhe ka humbur jetën për shkaqe natyrle.

Për të njëjtat shkaqe ka humbur jetën edhe një 1 vjeçare në Tiranë, e cila ka mbërritur pa shenja jete në spital.

NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 02.03.2018, ka vdekur fëmija e mitur 1 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila është sjellë më datë 27.02.2018, nga spitali i Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 02.03.2018, në banesë, në gjumë, ka vdekur shtetasja e mitur M.T, vjeçe 1. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura