Tragjike/ Heroi i Mynihut do blinte dhurata për familjen, i doli para plumbave për…

Jul 24, 2016 | 14:46
SHPËRNDAJE

Mes viktimave të Mynihut është edhe një hero. Ai është Huseyin Dayicik, 19 vjeçari nga Greqia, i cili shpëtoi jetën e motrave të tij, por u qëllua dy herë nga autori.

hero mynih

I riu zgjodhi të dilte përpara plumbave për të mbrojtur motrat e tij, raporton “Daily Mail“.

Adoleshenti grek, i cili u vra jashtë restorantit në Mynih, kishte shkuar të vizitonte zonën vetëm për qendrën tregtare ku do të blinte dhurata për familjen e tij.

Por fundi ishte tragjik. Ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe ISIS ka marrë përsipër sulmin. Thuhet se autori, një 18-vjeçar gjermano-iranian, i kishte joshur viktimat e tij që të vinin në zonnë sepse do të merrnin ushqim falas.

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se vdekja e Dayicik, i cili ishte nga një komunitet mysliman në Trakinë perëndimore, por jetonte në Gjermani me familjen e tij, “na lidh edhe më shumë në luftën për të çrrënjosur urrejtjen dhe terrorizmin në Evropë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura