Tragjike/ Fëmija 9-vjeçar aksidentohet për vdekje kur festonte ditëlindjen

May 26, 2016 | 20:09
SHPËRNDAJE

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një fëmijë 9-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet.

foto ilustruese
foto ilustruese

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Symiz dhe viktima është D.A. nga Maliqi. Ajo çka e bën edhe më tragjik aksidentin është se fëmija festonte sot 9-vjetorin e lindjes.

Sipas të dhënave nga Policia, fëmija u përplas nga automjeti tip “Benz” me targë AA 612 JK me drejtues shtetasin Aleks Kovani, 39 vjeç.

Ky i fundit është arrestuar nga policia. Hetimet tregojnë se fëmija ishte duke u përpjekur të kalonte i vetëm rrugën për në krahun tjetër ku e prisnin familjarët me zetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura