Tragjedia/ Vëlla e motër u mbytën në një gropë në Prishtinë

Jun 24, 2016 | 14:58
SHPËRNDAJE

Në lagjen Kolovica të Prishtinës kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rënë në një gropë e cila është hapur nga dikush për punime.

vella e moter

“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta”.

“Nga aty janë nxjerr dy trupa të pajetë, një djalë i moshës 11 vjeçare dhe një femër 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Klan Kosova. Ata janë pjesetare te familjes Mramori.

Ahmeti ka thënë se vdekjen e fëmijëve e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor, njofton Klan Kosova.
Më pas mediat e Kosoves publikuan edhe videon e mbylljes se gropes ku u mbyten femijet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura