Tragjedia/ U gjetën të vdekur në zonën e saunas një orë pasi mbërritën në hotel. Çfarë ndodhi me turistët, recepsionisti rrëfen detaje

Oct 16, 2021 | 9:23
SHPËRNDAJE

Dalin detaje të reja për ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e të premtes vendin, kur katër turistë rusë u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës.

Sipas “News24”, turistët kishin mbërritur në hotel vetëm një orë para se të ndodhte tragjedia.

Mësohet se ata kishin lidhje familjare mes tyre. Viktimat janë çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe bashkeshorti i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

Mesohet se ka qenë një prej recepsionistëve të hotelit ai që u be deshmitari i parë i skenës tronditëse.

Në dëshminë e tij, sipas News 24, recepsionisti ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 4 turistët janë asfiksuar, ndërkohë që pritet të zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura