Tragjedia në Texas/ Bashkia e qytetit hap fondacion bamirësie për familjet e 21 viktimave

May 27, 2022 | 17:34
SHPËRNDAJE

Ngjarja e rëndë e regjistruar në Texas më 24 maj ku mbetën të vrarë 21 persona gjatë një sulmi me armë, ka sjellë solidarizimin e qytetit të Uvalde-s.

teksas

Bashkia e qytetit, ka hapur një fondacion ku çdokush mund të kontribuojë një shumë simbolike në ndihmë të familjeve të viktimave.

Krahas llogarive bankare ku mund të depozitohen të ardhurat, Bashkia e Uvalde-s ka publikuar edhe foton e 21 viktimave të ndjera të kësaj ngjarje të rëndë.

Ngjarja e rëndë u shënua të martën (24 maj), ku një 18-vjeçar është futur brenda një shkolle fillore në Uvalde dhe vrau me armë 19 fëmijë e dy të rritur, ndërsa u plagosën edhe 17 të tjerë.

uvalde

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura