Tragjedia në spitalin në Tetovë, shpallen tre ditë zie kombëtare. Kryetarja e Komunës: Do japim vetëm informacione të verifikuara

Sep 9, 2021 | 10:56
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot u shprehu ngushëllime të gjithë familjeve të viktimave që humbën jetën për shkak të zjarrit që përfshiu spitalin Covid në Tetovë dhe njoftoi se Komuna ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Në të njëjtën kohë, derisa të merren informacione të sakta, nga fondi emeregjent i Komunës do të ndahen ndihma tha ajo për familjarët që kanë pësuar humbje tragjike.

“Të gjithë ne sot mund të flasim me dhimbje. Dua të ngushëlloj të gjithë qytetarët e Tetovës se dhimbja është e përgjithshme për ne.

Këshilli Komunal i Tetovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme ku u shpallën tre ditë zie. Ajo që diskutuam mbrëmë në komunikim me të gjithë autoritetet këtu është që informacionet të ndahen vetëm të verifikuara. Unë jam në kontakt me të gjitha autoritetet që po merren me hetimin dhe zbardhjen e rastit. Cfarëdo informate që e marr të verifikuar dhe zyrtare do ua komunikoj.

Dhe një herë them që është një dhimbje e madhe, falëndëroj të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar, janë gjendur e kanë ndarë dhimbjen me ne, dhe falënderoj miqtë dhe nga Rajoni që kanë shprehur gatishmëri të jenë me ne, për të treguar që nuk jemi vetëm”, tha Arifi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura