Tragjedia në spitalin e Tetovës/ Erion Veliaj: Ngushëllimet më të ndjera nga Tirana, shërim të shpejtë të plagosurve

Sep 9, 2021 | 8:46
SHPËRNDAJE

 

Mesazheve ngushëlluese për jetët e humbura nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë i është bashkuar edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.


Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Veliaj u uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh mbështetjen për ekipet e emergjencave.

“Ngushëllimet më të ndjera nga Tirana qytetarëve të Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular.

Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajo ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë Teuta Arifi, Artan Grubi, Ali Ahmeti dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Veliaj.

Deri tani nga zjarri raportohet se kane humbur jetën 10 persona, ndërsa numri i viktimave mund te rritet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura