Tragjedia në spitalin Covid në Tetovë/ Arben Ahmetaj mesazh ngushëllues për jetët e humbura: Lutje për shërim të shpejtë të të lënduarve

Sep 9, 2021 | 9:24
SHPËRNDAJE

 

Zv/kryeministri i propozuar Arben Ahmetaj ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga spitali Covid në Tetovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmetaj lutet për shërim të shpejtë të të lënduarve.

“Ngushëllime të ndjera familjeve që humbën sot tragjikisht njerëzit e dashur në ngjarjen në spitalin e Tetovës. Lutje për shërim të shpejtë të të lënduarve”, shkruan Ahmetaj.

Më herët për ngjarjen kanë shprehur ngushëllime edhe kryeministri Edi Rama, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.

Deri tani nga zjarri në spitalin e Tetovës kanë humbur jetën 14 persona.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura