Tragjedia në klubin e natës/ Mister shkaku i vdekjes së 20 të rinjve, raportohet për 35 persona të zhdukur! Familjarët në ankth për fatin e tyre

Jun 26, 2022 | 13:42
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 20 numri i të rinjve që u gjendën te vdekur brenda ambienteve të një klubi nate në East London në Afrikën Jugore.

afrike klub nate vdekje

Rrethanat e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa një zëdhënës i departamentit të shëndetësisë në Eastern Cape tha për News24 se trupat e pajetë u dërguan në disa morgje të ndryshme.

“Ne do të bëjmë autopsinë sa më shpejt të jetë e mundur për të përcaktuar shkakun e mundshëm të vdekjes së tyre”, deklaroi Siyanda Manana.

Ndërsa raportohet se dy persona janë në gjendje kritike në spital. 17 prej viktimave u gjetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë humbën jetën në spital.

afrike klub nate vdekje1

Gjithsej 35 persona raportohen të zhdukur. Zëdhënësi i policisë, Thembinkosi Kinana, u shpreh se viktimat janë të moshës 18 deri në 20 vjeç.

Ndërkohë familjarët e të rinjve janë mbledhur jashtë “Enyobeni Tavern”, ndërsa policia i ka ndaluar të hyjnë brenda ambienteve të klubit.

Daily Dispatch informon se trupat e pajetë të të rinjve janë gjetur të dyshemenë e klubit (sikur u rrëzuan në dysheme papritmas ndërsa kërcenin ose në mes të një bisede), të tjerë të rrëzuar në karrige dhe të shtrirë në tavolina.

afrike klub nate vdekje2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura