Tragjedia në Genova, rritet në 43 numri i viktimave, humb jetën një nga të plagosurit

Aug 18, 2018 | 18:12
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rritet numri i viktimave nga shembja e urës Mornadi. Sipas autoritete italiane, numri i viktimave ka shkuar në 43 pasi ka ndërruar jetë në spital një nga të plagosurit, Marian Rosca: një grua me origjinë rumune e lindur në vitin 1982. Sipas Poliklinikës “San Martino” ku ishte shtruar 36-vjeçarja, ajo ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që pësoi.

***

Tragjedia në Genova, gjendet i zhdukuri i fundit, numri i viktimave shkon në 42

Pasdites e kësaj të diele, u gjend edhe trupi i pajetë i të humburit të fundit nga shembja e urës Morandi. Me gjetjen e trupit të Mirko Vicini-t numri zyrtar i viktimave shkon në 42.

***

Tragjedia në Genova/ Shkon në 41 numri i viktimave, gjendet makina me prindërit dhe fëmijën e vogël pa jetë

Rritet bilanci i tragjedise ne Genova. Mengjesin e sotem mediat italiane raportojne se numri i viktimave ka arritur ne 41.

3918332_2026_macerie

Makina në të cilën udhetonte familja Cecala, i ati Cristian, nëna Dawna dhe 9 vjeçarja Kristal u gjeten te pajete nen rrenoja, pas shume kerkimesh.

Makina u zbulua natën, e shkaterruar plotësisht, nën një bllok të madh të çimentos që ishte pjesë e shtyllave të strukturës së shembur pranë bregut të majtë të Polcevera.

Nderkohe, sot u mbajt nje pjese tjeter e ceremonive mortore. Dje u zhvillua funerali i parë privat ku u varrosën 17 viktima.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura