Tragjedia në Genova/ Nënë e bijë mes rrënojave: I hiqja gurët nga fytyra, trupi, e ndieja që e kisha afër

Aug 17, 2018 | 9:02
SHPËRNDAJE

marina vajza

Marina Guagliata mbajti për dore të bijën Camilla nën rrënoja, pasi i kishte zënë poshtë një pjesë e urës Morandi, rrëzimi i të cilës shkaktoi 30 viktima, nga të cilët edhe dy shqiptarë.

Ajo flet nga shtrati i spitalit, duke treguar tmerrin që jetoi, si mbeten gjallë nën rrënoja, ankthi për vajzën dhe së fundi lajmi se edhe e bija do t’ja dalë, do të jetojë.

Gruaja 58 vjece ishte bashkë me të bijën në momentin e gabuar. «Camilla është në gjendje më të rëndë, por së fundi më thanë se do të jetojë. Unë nuk kujtoj gjë, por aty nën rrënoja, e ndjeja që ishte poshtë edhe ajo, jo larg nga unë, tentova ta ndihmoj, duke i lëvizur gurë e rrënoja që po i zinin frymën, por më pas humba ndjenjat dhe nuk mbaj mend më gjë” tregon gruaja.

Ajo jeton Serra Riccò dhe është pronare e një ndërmarrje të njohur në qytet, merret me montimin e dritave për festa kryesisht të krishtlindjeve. ‘Ishte vetëm një moment dhe gjithçka u shemb, është vajza që më thotë se po ulërija për ndihmë, unë vetëm tani po kujtoj pak nga pak”.

marina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura