Tragjedia në Genova, Meta mesazh Matarelës: Shumë i trishtuar nga humbja e jetëve

Aug 14, 2018 | 19:52
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta me anë të një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij, për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Genoa, pasi u shemb një urë.

Meta në mesazhin e tij shkruan se është pranë familjeve dhe popullit mik italian në këto momente të vështira që ata janë përfshirë.

ura-xhenia-470x261

Reagimi i plotë

I dashur President Mattarella,
Jam shume i trishtuar nga humbja e jeteve si pasoje e ngjarjes tragjike ne qytetin e Genovas.
Ne keto momente te veshtira jam prane jush, prane popullit mik italian, qytetareve te Genovas dhe te gjitha familjeve te lenduara nga kjo fatkeqesi.
Ngushellimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar per familjet e viktimave dhe urimi i sinqerte per nje sherim te shpejte per te lenduarit e kesaj katastrofe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura