Tragjedia në Genova/ “Kompania që ndërtoi urën, kontratë për spitalin 7-katësh në QSUT”

Aug 15, 2018 | 12:19
SHPËRNDAJE

Kompania qe ndertoi uren Morandi ne Genova, shembja e se ciles la pas 37 viktima, mes te cileve 2 te rinj shqiptare, ka firmosur me qeverine shqiptare kontrate per ndertimin e spitalit te ri 7-katesh ne QSUT. Keshtu denoncon sot partia Zgjidhja, e cila kerkon urgjent hetim te kontrates se spitalit tone me kompanine italiane.

koco-kokedhima

“Por kjo kompani, i ka shtrirë aktivitetet edhe në Shqipëri, përmes kompanisë-bijë “INSO” e cila firmosi në majin e kaluar me qeverinë shqiptare kontratën për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT ‘Nënë Tereza”, me vlerë 14.4 milionë euro”- thuhet ne reagim, ku shtohet se “ZGJIDHJA kërkon rishikimin e kësaj kontrate, duke patur parasysh jo vetëm pasojat tragjike të investimeve të kompanisë-mëmë, arrestimin dhe akuzat ndaj drejtuesve të saj, por edhe faktin se në Shqipëri tenderat u dhurohen vetëm kompanive që paguajnë rryshfete të majme për anëtarët e qeverisë”.

Reagimi i partisë ZGJIDHJA pas ngjarjes tragjike në Itali

Të hetohet kontrata e spitalit me kompaninë italiane

Nga shembja e një ure në Xhenova të Italisë, deri më tani numërohen 35 viktima, 13 të plagosur dhe 10 të zhdukur, mes të cilëve është konfirmuar edhe një 22-vjeçar shqiptar që humbi jetën ndërsa shkonte në punë. ZGJIDHJA u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie dhe bashkohet me dhimbjen e tyre. Kjo ngjarje e rëndë ngre alarmin edhe për punët që firma ndërtuese po bën në Shqipëri.
Kompania “Condotte SPA”, ndërtuese e urës “Morandi” në Xhenova të Italisë, prej muajsh është përfshirë në një skandal korruptiv në Itali dhe presidenti i saj Duçio Astaldi me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela, në jug të Italisë dhe 6 të arrestuarit u përfshinë në një hetim për ryshfet. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer procedura fiktive sepse fituesi ishte përcaktuar më herët.
Por kjo kompani, i ka shtrirë aktivitetet edhe në Shqipëri, përmes kompanisë-bijë “INSO” e cila firmosi në majin e kaluar me qeverinë shqiptare kontratën për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT ‘Nënë Tereza”, me vlerë 14.4 milionë euro. ZGJIDHJA kërkon rishikimin e kësaj kontrate, duke patur parasysh jo vetëm pasojat tragjike të investimeve të kompanisë-mëmë, arrestimin dhe akuzat ndaj drejtuesve të saj, por edhe faktin se në Shqipëri tenderat u dhurohen vetëm kompanive që paguajnë rryshfete të majme për anëtarët e qeverisë.
ZGJIDHJA fton organet ligjzbatuese që të ndërhyjnë sa nuk është vonë, që ajo që ndodhi në Xhenova të mos përsëritet në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura