Kompania që ka koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës ku shtrihej edhe ura Morandi, “Autostrade per Italia”, ka njoftuar akordimin e një fondi për familjarët e viktimave.
Nëpërmjet administratorit të deleguar, kompania ka njoftuar se bëhet fjalë për një shifër që shkon në rreth 500 milionë euro, e cila do të përdoret për të ndihmuar familjarët e viktimave, për të rindërtuar edhe njëherë urën dhe për të ndihmuar familjet që do të zhvendosen nga ajo lagje.
“Nga e hëna do të jetë në dispozicion një shumë prej rreth 500 milionë eurosh dhe plani ynë është që të rindërtojmë brenda 8 muajsh mbikalimin, këtë herë me këmbë të forta çeliku. një pjesë e fondit do të shkojë për familjarët e viktimave, ndërsa janë parashikuar edhe dëmshpërblime për banorët që kanë shtëpitë poshtë urës dhe do të duhet të zhvendosen tashmë”, tha Giovanni Castellucci.
Një ditë më parë, ministri italian i Infrastrukturës bëri me dije se kanë nisur procedurat për revokimin e koncesionit të rrugës nga kompania “Autostrade per Italia”.
PANORAMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al