Tragjedia në familjen Shabani, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident, i plagosur rëndë mbeti një 16-vjeçar

Oct 29, 2019 | 10:19
SHPËRNDAJE

Shkon ne dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë ka ndodhi mbreme në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje.

Policia ben me dije se sot ka nderruar jete edhe nje nga te plagosurit.

“Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm, ku ndërroi jetë shtetasi J.Sh , 21 vjeç, ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shtetasi A.Sh, 22 vjeç”- njofton policia.

Jorges Shabani, 21 vjeç dhe Alteo Shabani, 22 vjeç, ishin kushërinj me njeri-tjetrin.

Nderkohe qe shtetasi A.Doksani, 16 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës ne Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht te plagosurit u derguan ne spitalin e Lushnjes. Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal. Perplasja ka qene tragjike per dy te rinjte, njeri prej te cileve humbi jeten ne vend.

82cfa883-7c5c-4261-8403-7e515d99e409-600x450

Njoftimi i policisë:

Lushnje
Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.

Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura