Tragjedia në familjen e 14-vjeçarit që u zhduk në Seman, iu është mbytur edhe një vëlla në lumë: E gjetëm vetë trupin

Aug 11, 2022 | 10:48
SHPËRNDAJE

Polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 14-vjeçarit, i cili u mbyt në lumin Seman paraditen se së mërkurës (10 gusht).

Ai kishte shkuar për të peshkuar i vetëm dhe nuk është kthyer më në banesë. I vëllai i tij ka gjetur rrobat dhe kallamin e përdorur për peshkim në breg të lumit.

Banorët kanë treguar se vite më parë në lumin Seman është mbytur vëllai i 14-vjeçarit. Një prej tyre tregoi se e gjetën vetë trupin e të ndjerit, në atë kohë.

“Nuk u duk më se unë punoj tek pompat. Vinte vazhdimisht. I vëllai gjeti rrobat dhe kallamin tek vendi, nuk e di çfarë ka ndodhur. Mbrëmë kontrolluam rrjedhën e lumit, por nuk gjetëm gjë. Iu është mbytur edhe një vëlla më përpara. Dhe atë vetë e gjetëm, të mbytur. Banorët e gjetën”, tha një banor i fshatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura