Tragjedia në Athinë, Bushati: Greqia mund të mbështetet tek ne për çdo ndihmë

Jul 24, 2018 | 15:45
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i shprehu homologut grek Nikos Kotzias ngushëllimet dhe solidaritetin e shtetit shqiptar për tragjedinë e ndodhur nga zjarret në Athinë.

“Në këtë moment të vështirë, ne jemi pranë fqinjit tonë,Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave. Shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi. Greqia mund të mbështetet tek ne për çdo ndihmë të mundshme”, shkruan z. Bushati.Bushati

Shqipëria është e gatshme të ndihmojë në çdo lloj forme shtetin fqinj për situatën emergjente të krijuar. Ndërkohë, ambasada shqiptare në Athinë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonavë të prekura. Aktualisht, raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Për çdo nevojë qytetarët t’i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura