Tragjedia me 5 viktima në Norvegji/ Autoritetet vendase shtojnë misterin e ngjarjes kriminale: Nuk u vranë nga shigjetat por nga…

Oct 18, 2021 | 23:28
SHPËRNDAJE

shigjetanorvegji

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Norvegji ku mbetën të vrarë 5 persona nga një sulm që u raportua me harqe dhe shigjeta.

Sipas BBC, autoritetet norvegjeze e kanë hedhur poshtë këtë version, duke thënë se personat e vrarë janë goditur nga shigjeta, por janë vrarë me një objekt më të mprehtë se ato.

Pesë persona u vranë me një objekt të mprehtë si në shtëpitë e tyre ashtu edhe në hapësirat publike, tha policia të hënën, pa dhënë detaje të tjera.

Në një deklaratë, policia tha se informacioni mbi llojin e armës së përdorur nuk mund të jepet pasi ende nuk janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët.

Ata gjithashtu thanë se viktimat u përzgjodhën rastësisht dhe se një numër njerëzish u qëlluan me shigjeta në fillim të sulmit, por asnjë nuk u vra nga ato.

Të mërkurën Espen Andersen Brathen pranoi krimin e rëndë duke mos dhënë asnjë arsye mbi këtë.

I riu është një mysliman danez i konvertuar dhe që aktualisht ndodhet në paraburgim në një institucion mjekësor dhe është në pritje të vlerësimit psikiatrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura