Tragjedia me 46 shqiptarë të vdekur/ Autobusi nuk ishte regjistruar në doganë kur kishte kaluar kufirin

Nov 25, 2021 | 8:05
SHPËRNDAJE

Doganierët nuk e kanë regjistruar autobusin e djegur të “Besa Trans” kur ai ka kaluar kufirin, por kanë regjistruar vetëm pasagjerët që ndodheshin në të.

autobusi

Kjo është konstatuar nga kontrolli i brendshëm i Drejtorisë së Doganore. Institucioni përkatës njofton se dy punonjësit që ishin në detyrë atë ditë do të pezullohen nga puna, ndërsa shefi i tyre do të gjobitet.

“Për automjetin me targa SK 0284 BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, në periudhën prej datës 15.10.2020 deri më 11.11.2021 Drejtoria doganore ka regjistruar disa vendkalime nëpër vendkalimet kufitare: GCI Deve Bair, GCI Blace, GCI. Kafasa GCI Dellçevo, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë evidencën e numrit të Ekstraktit nga Licenca për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar – transport pa pagesë të udhëtarëve. Autenticiteti i këtyre dokumenteve të bashkangjitura do të kontrollohet shtesë nga transportuesi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganore.

/Alsat/

© Panorama.al

Te lidhura