Tragjedia e shqiptarëve me 46 viktima në Bullgari, deputetët mbajnë një minutë heshtje në nisje të seancës plenare

Nov 25, 2021 | 10:26
SHPËRNDAJE

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari. Shumica e personave të cilët ndërruan jetë në këtë aksident ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

pjimage (81)

Aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit, ku për fat të keq 46 prej tyre u dogjën mes flakëve që përfshiu autobusin.

Në mesin e viktimave kishte edhe 12 fëmijë. Vetëm 7 persona mundën të thyenin xhamin e autobusit dhe t’i shpëtonin tragjedisë.

Shumica e viktimave ishin nga Shkupi dhe ishin duke u kthyer nga Stambolli i Turqisë, ku kishin qëndruar në një vizitë treditore.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes. Në këtë aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera. Pas përplasjes me bordurën anësore goma e autobusit ka shpërthyer, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura