Tragjedia e përsëritur/ 33 vjeçari vdiq në minierë, familja Rushiti humbi po në stoqet e kromit edhe…

Oct 29, 2020 | 18:24
SHPËRNDAJE

Vdekja e një 33 vjeçari në një minierat e kromit në rajonin e Bulqizës thellon tragjedinë në familjen Rushiti.

galeri-diber

33 vjeçari Rruzhdi Rushiti u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në thellësitë e minierës në Selishtë të Dibrës nga ana e grupit avari- shpëtimit.

Bashkë me të gjetën vdekjen edhe inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç dhe minatori tjetër, Fatos Çesku, 55 vjeç. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën  si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Kjo është tragjedia e dytë në familjen Rushit në harkun e një dekade. Në vitin 2010, Marjana Rushiti, e ëma e 33 vjeçarit, gjeti vdekjen po në minierën e krimit. Ajo u plagos fillimisht nga një fadromë për heqjen e stoqeve të mineralit, ndërsa gruaja u zu poshtë.

Ajo u dërgua me helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por nuk arriti të mbijetonte. Marjana Rushiti e punësuar në një firmë private po merrej me stoqet e kromit në momentin e aksidentit.

LEXO EDHE:

Nxirren pas 48 orësh trupat e pajetë të tre personave, dyshohet se kanë vdekur nga…

 

Inxhinieri dhe dy punëtorë humbin kontaktet me familjarët. Policia lokale: Ka dyshime se mund të kenë mbetur të…

FOTO/ Familjarët dhe punëtorët presin me ankth për të mësuar fatin e inxhinierët dhe minatorëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura