“Tragjedi që nuk është parë në 40 vitet e fundit”/ Dëshmitarët tregojnë tmerrin nga zjarri në spitalin e Tetovës: Mund të ketë qenë i qëllimshëm

Sep 9, 2021 | 13:22
SHPËRNDAJE

Deshmitare_Okular_tetove-780x470-1

Disa banorë të Tetovës kanë qenë dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar nga zjarri në spitalin Covid, ku 14 persona kanë humbur jetën.

Ata thonë se kjo mund të jetë tragjedia më e rëndë në 40 vitet e fundit.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afer, t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse edhe ju, me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Kemi ndihmuar familjarët me ujë, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pas fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno terapi”, u shpreh një dëshmitar okularë.

Ndërsa një tjetër flet për zjarrvënie të qëllimshme:  “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar, kjo nuk përshkruhet me fjalë, mendoj mos është e qëllimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e njerëzishme…Edhe më parë kanë tentuar të presin telat e aspiratorëve dhe tani kjo e dyta…”,  u shpreh një tjetër dëshmitarë, raporton Alsat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura