“Tragjedi për të gjithë”, vështrimi i qiellit gjatë natës nën kërcënim

Dec 27, 2019 | 13:28
SHPËRNDAJE

Astronomët paralajmëruan se vështrimi i tyre i Universit mund të jetë nën kërcënim. Nga java tjetër, do fillojë një fushatë për të lëshuar mijëra satelitë të rinj, për të ofruar qasje në internet me shpejtësi të lartë nga hapësira.

Por flotat e para të këtyre anijeve, që janë dërguar në orbitë nga kompania amerikane SpaceX, po ndikojnë në imazhet e qiellit të natës.

Ata po shfaqen në qiell si shirita të bardhë të ndritshëm, aq verbues sa po konkurrojnë me yjet.

Shkencëtarët janë të shqetësuar se “mega-konstelacionet” e satelitëve të ardhshëm që do dërgohen në hapësirë mund të errësojnë imazhet në teleskopët optikë.

“Qielli i natës është i përbashkët dhe kjo që po ndodh është një tragjedi e përbashkët,”– tha astrofizikanti, Dave Clements nga Imperial College London.

Kompanitë e përfshira thanë që po punojnë me astronomë për të minimizuar ndikimin e satelitëve.

Pse po dërgohen kaq shumë satelitë?

Gjithçka ka të bëjë me qasjen në internet me shpejtësi të lartë.

Në vend që të kufizohen nga telat dhe kabllot, satelitët mund të lejojnë aksesin në internet nga hapësira.

Dhe sa më shumë prej tyre të ketë në orbitë, aq më shumë rajone të largëta përfitojnë akses në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura