Tragjedi pas tragjedie, familja Mustafa në Prishtinë nuk ka parë kurrë një ditë të bardhë!

Nov 8, 2019 | 22:37
SHPËRNDAJE

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar gjatë kësaj jave drejt Prishtinës. Pas luftës Kosova nisi të zhvillohet më ritme të shpejta mirëpo edhe këtu në kryeqytet varfëria është e dukshme.

Capture

“Shqiptarët për shqiptarët” ishte në lagjen e njohur si Xhamia e Llapit. Këtu jeton një çift të rinjsh, të cilët jeta i ka sprovuar së tepërmi. Këtu Hajdini dhe Resmija kanë ndërtuar jetën e tyre e cila shpeshherë ka qenë e vështirë dhe sfilitëse.

Hajdini shprehet se pas përfundimit të luftës nuk ka parë një ditë të gëzuar. Edhe për bashkëshorten Resmijen vuajtjet kanë qenë edhe më të mëdha. “Tragjedi e madhe, ka qenë tragjedi pas tragjedie dhe shumë e vështirë për mua”- thotë ajo./ BW

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura