Tragjedi në Zvicër/ Pas një manovre të gabuar në timon, nëna vret djalin 14 muajsh

Jun 20, 2021 | 17:39
SHPËRNDAJE

Një grua 39-vjeçare goditi dhe vrau djalin e saj 14-muajsh me makinë, pas një manovre të gabuar në timon.

zvicer aksidenti

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Zvicër, në fshatin Rumikon, në veri të vendit, në kufi me Gjermaninë.

Fatkeqësisht, ardhja në kohë e ndihmës së shpejtë dhe madje edhe një helikopter, ishte e padobishme.

Fëmija nuk ia doli dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Dinamika e saktë e aksidentit, mbi të cilën është hapur një hetim, ende nuk është sqaruar.

Zona ku ndodhi aksidenti u rrethua për të vazhduar hetimin e shkaqeve të ngjarjes nga prokurori i ngarkuar me hetimin dhe policia e Aargau-s.

Ekspertët po hetojnë nëse 39-vjeçarja kishte konsumuar alkool apo drogë para se të hipte në timon.

Pjesëtarët e familjes, duke përfshirë padyshim edhe nënën, po ndihmohen nga një ekip psikologësh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura