Tragjedi në ring, Rey Mysterio vret kundërshtarin e tij Pedro Aguayo Ramirez (VIDEO)

Mar 22, 2015 | 22:04
SHPËRNDAJE

Një deshje e ashpër wrestling (disiplinë e mundjes shumë e njohur në Amerikë), mes yjeve të këtij sporti në SHBA ka çuar në vdekjen e njërit prej sportistëve. Mediat amerikane njoftuan se ylli meksikan i mundjes Hijo del Perro Aguayo vdiq pas goditjeve që mori në ring.

Tragjedia ne ring

“Mundësi Lucha Libre, emri i vërtetë i të cilit është Pedro Aguayo Ramirez, ra tek litarët e ringut pas një goditjeje fluturuese nga një nga kundërshtarët e tij, Rey Mysterio, gjatë ndeshjes natën e së premtes”,-raporton televizioni amerikan “CNN”.

Në pamjet filmike shihet se si 35-vjeçari merr dy goditje të forta nga kundërshtari i tij Rey Mysterio duke përfunduar në litarët e ringut. Pas nje pauze të shkurtër, shihet se ylli meksikan i këtij sporti nuk po reagonte, duke bërë edhe ndërprerjen e takimit. Edhe pse thuhet se ndërhyrja e shpejtë nuk mungoi në ndihmë të 35-vjeçarit, Pedro Aguayo Ramirez, asgjë nuk mund të bëhej për ta rikthyer atë në jetë.

Ngjarja ndodhi në qytetin amerikan të Tijuanas, ndërkohë që të shumta kanë qenë reagimet në media dhe në rrjetet sociale pas kësaj ngjarjeje, ndërsa nuk kanë munguar edhe ngushëllimet ndaj familjarëve të sportit të ndjerë. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura