Tragjedi në punë/ Krahu i robotit i merr jetën shqiptarit në Itali, la pas gruan e tre fëmijë (emri)

Aug 28, 2018 | 12:21
SHPËRNDAJE

Vdes tragjikisht ne vendin e punes nje shqiptar ne Itali. Mediat italiane raportojne se viktime ka mbetur shqiptari nga Kosova, Shpejtim Gashi, 44-vjec. Ai humbi jeten pasi u godit per vdekje nga krahu mekanik i pajisjes robotike me te cilen ishte duke punuar.

firma

Vete kompani e mobiljeve “3B” ne Salgareda ka leshuar nje njoftim ngushellimi pas ngjarjes. “Me trishtim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti ka ndërruar jetë punëtori ynë Shpejtim Gashi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtuan ngjarjen tragjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Në vend, pas alarmit të ngritur nga kolegët e viktimës, erdhën zjarrfikësit dhe infermieret. por per te nuk mund te behej asgje.

Shpejtim Gashi ka jetuar me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët, në Ponte di Piave poshte Treviso. Kompania nderpreu punen ne nderim te tij dhe ne shenje zie, nderkohe qe hetimet jane duke vazhduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura