Tragjedi në Kroaci, futbollisti vdes në fushë (VIDEO)

Mar 25, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

Një tjetër tragjedi në botën e futbollit. Në ndeshjen e sotme, në ndeshjen mes Marsonias dhe Slavonija Pozhega, futbollisti Bruno Boban ndërroi jetë në fushën e lojës.

bruno boban

Boban u shtrri në zonë, gjatë një aksioni sulmues të ekipit të tij, pasi u godit nga topi. Thirrja e mjekëve nuk e evitoi dot fatkeqësinë. Boban ka luajtur më parë me NK Zagreb, por tashmë luante në ligat e ulëta të futbollit kroat. Mjekët shpjegojnë se kjo vdekje mund të ketë ardhur prej një ataku kardiak.

teren

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura