Tragjedi në Klos, plagosen 5 minatorë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Feb 22, 2018 | 9:32
SHPËRNDAJE

Pesë minatorë janë plagosur në minierën e Shën Gjunit, pasi i zuri masivi i dheut dhe gurëve gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

miniere

Ndërkohë, Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.

Dy prej minatorëve të plagosur janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërsa tre të tjerët që paraqiten jashtë rrezikut janë transportuar në spitalin e Burrelit. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për kushtet e punës në minierën e Shën Gjunit.

Grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës, në tranverbangun e minierës, gjatë punës dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front”, sqaron policia.

Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur Q.L, 49 vjeç, SH.L, 32 vjeç, R.S, 57 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, si dhe K.M, 31 vjeç, B.H, 28 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura