Vdekje tragjike, dy të rinj shqiptarë i shtyp treni në Itali (FOTO)

May 26, 2016 | 8:35
SHPËRNDAJE

Vdekje tragjike për dy të rinj shqiptarë në Itali të cilët kanë humbur jetën në shina pasi i ka shtypur treni.

thumb

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të martës duke u gdhirë e mërkurë, në linjën hekurudhore Rho-Arona.

Dy të rinjtë shqiptarë, të moshës 17 dhe 23 vjeç, janë shtypur nga një tren që po kalonte në këtë linjë.

image (3)

Nuk ka pasur dëshmitarë të kenë parë ngjarjen, por mediat italiane shkruajnë se të mërkurën në mëngjes ka qenë makinisti i një tjetër linje treni që po shkonte në Milano ai që zbuloi dy trupat dhe ngriti alarmin.

image (2)

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, përveç faktit se të dy të rinjtë kanë lindur në Shqipëri.

image (1)

Është përjashtuar pista e një vetëvrasje të dyfishtë, por sipas mediave italiane, kamerat që janë të vendosura në vendin e ngjarjes do të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës.

Burimi: Repbublica.it

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura