Tragjedi në Greqi, shkon në 22 numri i emigrantëve të vdekur si pasojë e mbytjes së dy varkave

Oct 6, 2022 | 18:47
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 22 numri i emigrantëve të vdekur si pasojë e fundosjes së dy anijeve në ujërat Detin Egje, mes Greqisë dhe Turqisë.

anije

Një numër i madh i emigrantëve vazhdojnë të mbesin të zhdukur, raportoi Associated Press të enjten.

Anijet u fundosën qindra kilometra larg njëra-tjetrës, duke nxitur një përpjekje dramatike shpëtimi gjatë natës, ndërsa banorët e ishullit dhe zjarrfikësit tërhoqën emigrantët e mbytur nga anijet drejt shkëmbinjve të thepisur.

Këto raste nxitën më tej tensionin midis dy shteteve fqinje, Greqisë dhe Turqisë, të cilët janë bllokuar në një mosmarrëveshje të nxehtë mbi kufijtë detarë dhe migracionin.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehu “dhimbje të thellë për humbjen tragjike të jetëve” dhe vlerësoi “përpjekjet heroike të shpëtimtarëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura